Akademike | 17 JUN 2026

Ceremonia e diplomimit të maturantëve 2025/2026! Ditë e jashtëzakonshme! ✨🌟

Ceremonia e diplomimit të maturantëve 2025/2026! Ditë e jashtëzakonshme! ✨🌟
Urime të gjithë nxënësve maturantë të Gjimnazit “Hajdar Dushi” Gjakovë! Suksesi qoftë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tuaj. Mirënjohje e veçantë për mësimdhënësit kujdestarë të klasave të dymbëdhjeta për punën, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme: Prof. Endrit, Prof. Majlinda, Prof. Alfred, Prof. Nazmi, Prof. Litafete, Prof. Ferid, Prof. Halil, Prof. Besjana, Prof. Arieta, Prof. Florentina, Prof. Donika, Prof. Teuta, Prof. Arbnesha, Prof. Ilirjana dhe Prof. Pranvera. Mirënjohje për zv/drejtorin z. Gani Binaku, sekretarin z. Kreshnik Dashi, pedagogen znj. Drita Kamberi dhe koordinatoren e cilësisë znj. Aida Olloni Babalija për angazhimin dhe kontributin në realizimin e kësaj ceremonie. Falënderim për stafin tekniko-shërbyes dhe shtëpiakun e shkollës për angazhimin e tyre gjatë organizimit. Si dhe, falenderojmë për performancën e mrekullueshme, Korin e Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës "Prenk Jakova", dirigjuar nga drejtori i këtij institucioni, Kastriot Sada. Mirënjohje e sinqertë për Hasan Hajdari – Ylli Bec për mbështetjen financiare në realizimin e ceremonisë. Falënderojmë Shpejtim Bytyqin nga Video Timi Production për realizimin e fotografive dhe incizimeve të kësaj dite të veçantë. Falënderim edhe për Ardi Event për bashkëpunimin dhe kontributin gjatë organizimit të këtij eventi. Me respekt, Drejtoresha Yllka

Galeria e Fotove